Site icon Telegrafi

Konsumi i energjisë elektrike në muajin qershor më i lartë sesa një vit më parë

Konsumi i energjisë elektrike gjatë muajit qershor ishte 4.73 për qind më i latë, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Kështu thuhet në raportin “Statistikat e Energjisë, qershor 2023” prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), duke shtuar se gjatë këtij muaji energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 454.79 Gwh.

“Gjatë muajit qershor të vitit 2023, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 454.79 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 340.75 GWh ose 4.73 për qind më i lartë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, njofton ASK-ja.

Pasqyra e prodhimit dhe konsumit të energjisë elektrike, qershor 2023 | Burimi: ASK

Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 19.6 për qind.

Për sa i përket thëngjillit, prodhimi i tij ishte rreth 20 për qind më pak, krahasuar me qershorin e 2022-së.

“Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 4.89 mijë tonelata ose 17.43 për qind më pak sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Exit mobile version