Një burrë nga Koreja e Veriut është kapur nga kamerat e sigurisë duke kaluar zonën e demilitarizuar, që është një prej zonave më të fortifikuara në Tokë, ku më pas kaloi në anën e Koresë së Jugut që pas gjashtë orëve është vërejtur nga organet e sigurisë.
Burri i paidentifikuar nga autoritetet e Koresë së Veriut, kanë dhënë detaje për këtë kalim të shumëpërfolur i cili u shpëtoi policët dhe ushtarëve të dy Koreve, transmeton Telegrafi.
Televizioni jugkorean Chosun ka publikuar pamjet që shfaqin burrin duke u sorollatur pa u vërejtur nga askush. I veshur me kostum, burri kishte notuar për afro gjashtë orë nëpër oqean në mes të natës.
Sikur kjo të mos mjaftonte, ai u ngjit në rrethojë mbrojtëse dhe përmes një tuneli u fut për të cilin forcat e rendit nuk ishin në dijeni të ekziston.
E pavarësisht masave të rrepta të sigurisë dhe fjalëve që qarkullojnë se zona e demilitarizuar konsiderohet si zona më e fortifikuar, ai u vërejt pas gjashtë orëve dhe atë nga kamerat e sigurisë. /Telegrafi/