Site icon Telegrafi

Konjufca i premton Kamberit rritjen e mbështetjes për shqiptarët e Luginës

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, për të cilin ka thënë se guximi dhe vendosmëria e tij duhet të jenë shembull edhe për të tjerët.

Konjufca ka shkruar në Facebook se shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës janë populli më i shtypur e i diskriminuar në Evropë.

Lexo po ashtu Kamberi: Synojmë t’i kemi tre deputetë shqiptarë në Kuvendin e Serbisë

“Këtë shtypje e ka demaskuar në Kuvendin e Serbisë veçanërisht deputeti Kamberi. Mbështetja e Republikës së Kosovës do të rritet edhe më shumë. Në mbrojtjen e të drejtave tona ne do të qëndrojmë së bashku”, ka shkruar ai.

Në zgjedhjet Parlamentare në Republikën e Serbisë, shqiptarët e Luginës së Preshevës do të garojnë me dy lista.

Ndërkaq lista, të cilën e përfaqëson ish-deputeti i Luginës së Preshevës në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka për synim t’i marrë tri mandate./Telegrafi/

Exit mobile version