Telegrafi

Kongresi amerikan drejtpërdrejt në Facebook

Fjalimi i i John Boehner, politikanit republikan amerikan i cili prej vitit 1991 në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit përfaqëson qarkun e tetë të kongresit në shtetin e Ohajos, e nga 2007-ta shërbim si udhëheqës i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve do të transmetohet në këtë rrjet për shoqërim online, e përdoruesit do të kanë edhe mundësinë e komentimit.

Nick Schaper, drejtori i Boehner për media digjitale ka thënë për CNN se transmetimi i drejtpërdrejt do të ndihmojë që të “vendos zërin për shumicën e re e cila do të vazhdojë të kërkojë mënyra të reja se si të dëgjohet dhe përfaqësohet më mirë populli amerikan”.

Në fakt, Boehner dhe ekipi i tij janë përdorues aktiv të rrjeteve për shoqërim. Ky politikan ka blogun e tij i cili lidhet me llogaritë e tij në Twitter e YouTube. /Telegrafi/