Robert Lewandowski duket se do t’i ndajë rrugët në mënyrën më të keqe të mundshme me Bayern Munichun.
Sulmuesi polaku ka bërë të ditur se nuk dëshiron të luajë me bavarezët dhe kërkon të largohet qysh në këtë verë.
“Epoka ime te Bayerni ka mbaruar. Nuk shoh asnjë mundësi për të vazhduar të luaj për këtë klub pas asaj që ka ndodhur muajt e fundit”, ishte njoftimi i tij.
“Bayern është një klub serioz dhe besoj se nuk do të më mbajnë se mundën. Nuk dua të luaj më aty”.
“Një transferim është zgjidhja më e mirë për të gjithë. Shpresoj të mos më pengojnë”, deklaroi më tej Lewa.
Derisa Lewandowskit i ka mbetur edhe një vit kontratë me Bayernin, këta të fundit mund të ngurrojnë në largimin e tij, derisa lidhet me një kalim te Barcelona.
Por, në rast se ndodhë një gjë e tillë, polaku mund të aktivizojë nenin 17-të të FIFA-s, aty ku thuhet se lojtari që njofton klubin 15 ditë para fundit të sezonit se dëshiron të largohet, ai lojtar mund të largohet.
FIFA do të vendoste çmimin e tij bazuar në moshën, pagën dhe detajet e tjera. /Telegrafi/