Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, bëri thirrje për armëpushim në Nagorni-Karabak, ndërsa vazhdojnë luftimet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin e diskutueshëm.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, rajoni është brenda territorit të Azerbajxhanit mirëpo drejtohet dhe është e banuar me shumicë armene.
Të dyja palët e kishin nisur këtë përplasje gjatë vitit 1988-94, që më pas u dakorduan për një armëpushim.
Sidoqoftë, ato nuk e kanë arritur kurrë asnjë zgjidhje mbi këtë mosmarrëveshjeje.
“Është e rëndësishme që ne të përcjellim një mesazh shumë të qartë për të gjitha palët, në mënyrë që ata të pushojnë së luftuari menjëherë”, u shpreh Stoltenberg.
“Ne duhet të mbështesim të gjitha përpjekjet për të gjetur një zgjidhje paqësore”, tha ai gjatë një vizite në Turqi.
Luftimet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin Nagorni-Karabak, filluan më 27 shtator, dhe ka eskaluar në nivelin më të rëndë që nga vitet 90-ta kur 30 mijë njerëz ndërruan jetë. /Telegrafi/