Telegrafi

Konfirmon drejtori, Milani do të bëj edhe një tjetër transfer të madh

Drejtori i Milanit, Marco Fassone, ka konfirmuar se Milani nuk e ka ndërmend që të ndalet.

Drejtori Rossoner ka konfirmuar se Milani do të bëj edhe një tjetër transferim të madh pas gjithë atyre nënshkrimeve që kuq e zinjtë kanë bërë.

“Le të themi se ne do të bëjmë diçka sërish”.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Milanit

“Krejt varet nga shitjet dhe për këtë nuk jemi duke nxituar. Është skuadër shumë e mirë, vetëm po na mungon qershia mbi tortë. Në këtë rast po flasim për një transferim të shkëlqyer, të top nivelit botëror”.

“A do të jetë Belotti, Kalinic ose Aubameyang? Mund të jetë një tjetër figurë, një Mr. X”, deklaroi Fassone. /Telegrafi/