Janë bërë testime të reja në elitën e futbollit anglez Ligën Premier për coronavirus.
FA ka bërë 1,541 testime për të gjitha 20 klubet pjesëmarrëse në elitën e futbollit anglez.
Përveç futbollistëve janë testuar edhe stafet teknike si dhe drejtuesit e këtyre klubeve elitare.
Por nga këto 1,541 testime vetëm një ka dalë pozitiv dhe i prekur nga virusi Covid-19.
Emri i futbollistit të prekur apo anëtarit të ndonjë klubi nuk është bërë i ditur, por ai person është izoluar për 14 ditë.
Kujtojmë që elita e futbollit anglez u rikthye pas tre muajve pauzë, me dy ndeshjet që u zhvilluan ditën e mërkure Aston Villa – Sheffield United 0-0 dhe Manchester City – Arsenal 3-0.
Në fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e rregullta të xhiros së 30-të në elitën e futbollit anglez. /Telegrafi/