Ndeshja ndërmjet ekipit shqiptar Bad News Eagles dhe ekipit polak 9INEe cila ishte anuluar pak ditë më parë do të zhvillohet së shpejti.
Ndeshja e cila pritej të zhvillohej me datën 31 janar, por për shkak se ekipi polak kishte një ndeshje tjetër të rëndësishme, u desh që të anuloi përballjen me Bad News Eagles.
Përballja mes dy ekipeve është konfirmuar dhe do të zhvillohet me datën 7 shkurt.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në kuadër të turneut ESL Challenger League, në formatin ‘Bo3’.
Ndeshjen mund ta ndiqni me datën 7 shkurt duke filluar nga ora 19:00 në kanalin Maincast në platformën Twitch. /Telegrafi/