Manchester United ka arritur marrëveshje me Bruno Fernandes për një kontratë të re, ka konfirmuar gazetari Fabrizio Romano.
Kontrata e re e Fernandes do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2027, me mundësinë e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Romano ka raportuar se pas nënshkrimit të kontratës së re, reprezentuesi portugez do të jetë në mesin e lojtarëve me pagën më të madhe në ekip.
Fernandes ka qenë pjesë e ‘Djajve të Kuq’ që prej janarit të vitit 2020 kur iu bashkua nga Sporting Lisbona për shumën e 67 milionë eurove.
🚨🔴 EXCLUSIVE: Manchester United have reached an agreement with Bruno Fernandes to extend his contract!
New deal will be valid until June 2027 plus option included for further season, June 2028 — salary at top #MUFC level.
All set to be signed before end of the summer window. pic.twitter.com/csC3HGkrgH
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 11, 2024
Ai deri më tani ka bërë 234 paraqitje në të gjitha garat për klubin, duke u shndërruar shpejt në njërin prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës.
Ky lajm tashmë i jep fund thashethemeve për të ardhmen e tij, pasi Fernandes më herët ishte lidhur me një transferim të mundshëm në Arabinë Saudite./Telegrafi/