Telegrafi

Konfirmohet, lumturia vjen me vitet

Këtë tezë e ka vërtetuar një studim i gjerë i realizuar nga Gallup, ndërsa shkencëtarët akoma nuk mund ta shpjegojnë arsyen pse ndodh kështu.

Me anë të një ankete telefonike të realizuar në vitin 2008, ku janë përfshirë 340.000 njerëz të moshave ndërmjet 18 dhe 85 vjeç, janë parashtruar pyetje në lidhje me moshën, gjininë, ndodhitë, gjendjen financiare, shëndetin dhe të ngjashme.

Secili nga participantët në studim, është dashur ta vlerësojë ndjenjën e lumturisë me notë nga 0 deri në 10. Ndërsa në fund, ata është dashur t’u përgjigjen gjashtë pyetjeve, me ‘po’ ose ‘jo’, në lidhje me atë që kanë ndjerë një ditë më parë (kënaqësi, lumturi, stres, shqetësim, hidhërim apo vuajtje).

Rezultatet e publikuara në revistën Proceedings of the National Academy of Sciences, tregojnë se më të lumturit janë njerëzit e moshuar, ose atë në prag të moshës së shtyrë. Të rinjtë më mirë ndihen diku kah mosha 18-vjeçare, ndërsa lakorja e lumturisë pastaj bie, për t’u ngritur sërish kah mosha 50-vjeçare, ndërsa në moshën 85-vjeçare arrin kulmin. /Telegrafi/