Telegrafi

Konfirmohet largimi i Toures nga City

Yaya Toure do të largohet nga Manchester City dhe kjo gjë tanimë është konfirmuar.

Mesfushori afrikan nuk do të presë më drejtuesit e skuadrës për një ofertë rinovimi.

Ka qenë menaxheri i lojtarit që ka konfirmuar largimin e klientit të tij nga ‘Etihad Stadium’.

“Ne kemi marrë premtime nga City për kontratën e re dhe kemi pritur gjatë për këtë gjë”.

“Pasi nuk ka ardhur kontrata e re ne kemi vendosur që Toure të largohet në qershor nga Manchester City”.

“Oferta të shumta kanë ardhur në adresë tonë dhe jemi duke i shqyrtuar ato. Inter? Është një klub i madh të shohim”, deklaroi Dimtri Seluk, agjenti i mesfushorit afrikan. /Telegrafi/