Site icon Telegrafi

Konfirmohet largimi i parë nga Flamurtari

Agron Bruqi ka konfirmuar largimin nga Flamurtari që në edicionin e ri do të luajë në Ligën e Parë, pasi ra nga Superliga.

Skuadra kryeqytetase në edicionin që lamë pas nuk arriti të mbijetojë në elitë.

Me të rënë nga elita, kanë nisur largimet e para nga Flamurtari.

Në mëngjesin e sotëm, mesfushori i skuadrës, Agron Bruqi ka konfirmuar largimin nga Flamurtari pas dy vitesh bashkëpunim”.

“Përshëndetje miq, me ketë postim desha te ju njoftoj se qe nga sot nuk do te jem pjesë e klubit KF Flamurtari”.

“Falënderoj presidentin e klubit Imer Ademi , Trajnerët , Armaten kuq e zi , metë vërtet kalova dy vite te jashtëzakonshme besoi qe nuk kam kursyer asgjë dhe kam dhënë gjithçka nga vetja”.

“Flamurtarit dhe shokëve ju dëshiroj se pari shëndet , dhe te rikthehen aty ku e ka vendin”, njoftoi Bruqi. /Telegrafi/

Exit mobile version