Telegrafi

Konfirmohet: Google + me 25 milionë anëtarë

Më pas, ishte thënë se kjo shifër ka arritur në 20 milionë, ndërsa tani thuhet se e njëjta është shtuar edhe për 5 milionë anëtarë të rinj.
Pavarësisht faktit se disa dyshojnë për trendin e rritjes së këtij rrjeti social, Google thotë se rritja është marramendëse, dhe se kjo rritje do të vazhdojë edhe më shpejtë, kur Google të hapet për të gjithë.

Për dallim prej Google +, rrjetit më të madh social në botë, Facebook.com i janë dashur pothuajse tri vite të plota për të arritur në 25 milionë anëtarë, ndërsa Twitter ka kaluar 30 muaj derisa e ka arritur këtë numër të përdoruesve në rrjetin e saj.

Mirëpo, ky ndoshta nuk është një krahasim i duhur, duke marrë parasysh që Facebook e Twitter kanë nisur nga zeroja, ndërsa Google kishte me miliarda përdorues në motorin e saj të kërkimit në momentin e lansimit të Google +. / Telegrafi /