Telegrafi

Konfirmohet debutimi i device në turneun e CS:GO – CCT North Europe 2

(Foto: HLTV)

Pas rikthimit të tij tek Astralis, Nicolai ‘device’ Reedtz nuk ka zhvilluar ende asnjë ndeshje zyrtare me ekipin, dhe tashmë është konfirmuar ndeshja e tij e parë.

Danezi ishte jashtë aksionit të skenës profesionale të CS:GO për një kohë, pasi ishte në stolin e ekipit NIP.

Pas nënshkrimit me Astralis një muaj me parë, device do të debutoj për herë të parë që nga rikthimi në turneun online, CCT North Europe 2.

Astralis janë të ftuar direkt në këtë turne, dhe ndeshja e tyre e parë pritet të zhvillohet me 4-7 dhjetor.

Device njihet si njëri ndër lojtarët më të mirë të CS:GO, dhe përditshmëritë për rezultate të mira me Astralis janë të mëdha.

 

Ky është formacioni i Astralis:

Lukas “⁠gla1ve⁠” Rossander

Andreas “⁠Xyp9x⁠” Højsleth

Benjamin “⁠blameF⁠” Bremer

Mikkel “⁠MistR⁠” Thomsen

Nicolai “⁠device” Reedtz

/Telegrafi/