Tashmë konfirmohet se Italia dhe Argjentina do të luajnë në stadiumin Wembley më 1 qershor, si fitues të Kampionatit Evropian dhe të Kupës së Amerikës.
Ky turne i vetëm konsiderohet si një lloj Superkupë midis dy garave më të mëdha kontinentale në botë.
Italia mundi Anglinë në stadiumin Wembley me penallti verën e kaluar për të fituar EURO 2020.
Argjentina mposhti Brazilin 1-0 në finalen e Kupës së Amerikës dhe u kurorëzua kampione e Amerikës së Jugut për herë të parë në 28 vjet.
Më parë u tha se do të luhej në një datë në qershor në Londër, por vendi dhe data e saktë nuk ishin ende zyrtare.
Kjo nuk është hera e parë që planifikohet një përplasje e tillë, pasi ka ndodhur edhe në vitet 1985 dhe 1993, kur u quajt trofeu “Artemio Franchi”, ose Kupa e Kombeve të Evropës/Amerikës së Jugut.
Ai u ringjall këtë vit si pjesë e një mirëkuptimi të arritur midis UEFA-s dhe CONMEBOL. /Telegrafi/
🇮🇹 UEFA EURO 2020 winners Italy 🆚 CONMEBOL Copa América 2021 champions Argentina 🇦🇷
🗓 Wednesday 1 June 2022
🏟 Wembley Stadium, London
🎟 Tickets on sale on from Thursday 24 March at 14:00 CET
#Finalissima— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) March 22, 2022