Site icon Telegrafi

Konfirmohet, Claudio Ranieri largohet prej Nantesit

SEVILLE, SPAIN - FEBRUARY 22: Leicester manager Claudio Ranieri looks on during the UEFA Champions League Round of 16 first leg match between Sevilla FC and Leicester City at Estadio Ramon Sanchez Pizjuan on February 22, 2017 in Seville, Spain. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Claudio Ranieri do të largohet në fund të sezonit nga Nantes, njoftoi pronari i klubit Waldemar Kita.

Ky i fundit foli për mediat franceze gjatë një ngjarjeje sponsorizimi në qytetin e Nices.

“Ne nuk mund të fshehim asgjë. Ne patëm një takim me sponsorët, Ranieri i falënderoi të gjithë. Gjithashtu edhe ne e falënderuam për të gjithë punën që ka bërë. Nuk ka qenë gjithmonë e lehtë, ka keqardhje, por kjo është jeta dhe nuk ka zemërim”, tha Kita.

Claudio Ranieri (Getty Images)

Raporti midis trajnerit dhe presidentit kanë qenë kohët e fundit gjithnjë të tensionuara, ku Kita ka kritikuar publikisht përzgjedhjen e lojtarëve startues të Ranierit gjersa në disa prej intervistave kishte pohuar se shkarkimi është një opsion.

Ranieri nuk mori pjesë në darkën e përvjetorit të klubit, sepse “nuk mundi të gjente një hapësirë parkimi” dhe kështu fluturoi në Londër për të kontrolluar banesën, ku i pikonte ujë tavani.

Trajneri 66-vjeçare mori drejtimin e skuadrës franceze gjatë verës së kaluar dhe ka kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2019.

Ai ka bilanc negativ me verdhegjelbërit duke arritur 14 fitore, 10 barazime dhe 16 humbje, e cila gjë ka bërë që të mos arrij ndonjë pozitë që e dërgon në garat e Evropës. /Telegrafi/

Exit mobile version