Kylian Mbappe është raportuar se do të mund të largohet gjatë kësaj vere prej Monacos.
Sulmuesi francez si destinacion të ri është thënë se do ta ketë Real Madridin.
Por, nënpresidenti i skuadrës franceze Vadim Vasilyev, ka pohuar se futbollisti kurrë nuk ka kërkuar që të largohet prej skuadrës.
“Ne jemi ende duke biseduar me Kylianin, por ai kurrë nuk ka shprehur dëshirën që të largohet nga klubi,” tha Vasilyev.
“Dyja palët dëshirojmë të arrijmë marrëveshje, megjithëse ne e dëshirojmë atë në ekip”.
“Ai ka shumë oferta dhe vendimi rreth të ardhmes i takon atij, por siç thashë, unë dua që të qëndrojë”, shtoi më tutje rusi.
Për shërbimet e 18-vjeçarit kanë shprehur interesim një numër i madh i skuadrave duke përfshirë edhe Arsenalin dhe Barcelonën.
Ndryshe, në fitore e mbrëmshme kundër Touloses (3-2), lojtari ka pësuar një lëndim në gjurin e djathtë, ku sot pritet të kryhen ekzaminimet mjekësore në mënyrë që të dihet se për sa kohë nuk do jetë në fushat e blerta. /Telegrafi/