Telegrafi

Konfirmohen investimet në Facebook

Po ashtu është njoftuar se Facebook do të fillojë të publikojë zyrtarisht raportet e veta financiare më së largu deri më 30 mars të vitit 2012.

Mjetet e reja financiare janë grumbulluar nga banka investuese Goldman Sachs, e cila ka grumbulluar nga investitorët jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në dhjetor fondi investues rus Digital Sky Technology, Goldman Sachs dhe disa fonde tjera investuese, me të cilat Goldman ka udhëhequr, kanë investuar 500 milionë dollarë në Facebook. /Telegrafi/