Ndërsa ish-mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti po prezantohej si lojtar i LOSC Lille, një qen ndërpreu konferencën për shtyp të francezit.
Mbrojtësi së fundmi përfundoi lëvizjen në klubin e Ligue 1 pas një periudhe me skuadrën e Serie A, Lecce, si huazim.
Ndërsa fituesi i Kupës së Botës 2018 po bënte ceremoninë e prezantimit të tij, një qen u ul i qetë pranë lojtarit dhe kjo e bëri një moment gazmor në sallën e konferencës.
Um convidado inesperado na apresentação de Umtiti no Lille.pic.twitter.com/3nZJW8lGzT
— Leonardo Bertozzi (@lbertozzi) July 22, 2023
Umtiti iu bashkua klubit katalanas në vitin 2016 pas një periudhe të shkëlqyer te Olympique Lyon.
Ai ishte një nga mbrojtësit e rinj më të mirë në futbollin botëror në atë moment.
Më tej, fitimi i Kupës së Botës FIFA 2018 me Francën ngriti profilin e lojtarit. Megjithatë, me kalimin e kohës, mbrojtësi humbi formën e tij dhe u bë i padëshiruar në Barcelonë.
Ai më në fund u largua nga klubi dhe iu bashkua skuadrës së Ligue 1, Lille. /Telegrafi/