Dashamirët e muzikës kanë një arsye të mirë për të kaluar mbrëmjen e sotme në Teatrin e Gjilanit, ku pritet të mbahet një koncert unik nga Art Lokaj & The New Management.
Organizuar nga Krudo Kultura dhe Hoogie Minoogie Records, ky event muzikor do të fillojë në ora 20:00.
Art Lokaj, i njohur për performancat e tij të fuqishme dhe stilin e veçantë muzikor, do të sjellë në skenë një përzierje të zhanreve, të shoqëruar nga grupi i tij, The New Management.
Mos e humbisni këtë mundësi për të shijuar muzikën live në një atmosferë të ngrohtë dhe artistike. /Telegrafi/