Site icon Telegrafi

Komuniteti i CS:GO reagon pas ndryshimeve të fundit në lojë

Së fundmi kompania e video-lojërave VALVE ka bërë ndryshime në CS:GO, ku përpos ndryshimeve në armët e lojës ka larguar nga lista aktive edhe mapin legjendar ‘Dust II’.

Tani në CS:GO arma më e fortë në lojë AWP është reduktuar në vetëm pesë plumba nga dhjetë sa ishte më parë, gjithashtu arma MA41-S tani shkakton më pak dëme në distancë.

Por çka nuk u pritë aq mirë ishte largimi i mapit ‘Dust II’ nga lista aktive e ‘map’ –ve, ku u zëvendësua me mapin e krijuar nga komuniteti ‘Anubis’.

Menjëherë pas këtyre ndryshimeve kanë reaguar edhe ekipet dhe lojtarët profesionist të CS:GO në rrjetin social Twitter, ja disa prej tyre.

Kenny ‘kennyS’ Schrub lojtari i ekipit Falcons: “Oh jo… dust2 do të na mungosh, 5 plumba në vend të 10 për AWP, duhet të dalë huq më pak, tingëllon e lehtë”.

Nikola ‘NiKo’ Kovac lojtar i ekipit G2: “Pse Dust2 L”.

Ekipi i CS:GO Na’Vi: “Pse ?”.

Siç duket lojtarit të ekipit NIP, Frederik ‘REZ’ Sterner i ka pëlqyer ky ndryshim: “Më në fund”.

Nick ‘nitr0’ Cannella kapiteni i ekipit Liquid: “Përditësim interesant”.

Exit mobile version