Telegrafi

Komuniteti i CS:GO reagon pas eliminimit të FaZe nga Bad News Eagles në Majorin në Rio

(Foto: HLTV)

Kampionët në fuqi FaZe u eliminuan nga Rio Major pa asnjë fitore të vetme, duke u mposhtur nga ekipi shqiptar Bad News Eagles në ndeshjen vendimtare me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.

Ky eliminim i hershëm i ekipit FaZe i la gojë hapur të gjithë dashamirët e CS:GO, ku nuk munguan as reagimet e emrave të famshëm në rrjetet sociale.

Prezantuesi i CS:GO, Pala ka shkruar: “Nuk mund ta imagjinoni se si ndihet FaZe tani. Ata dalin nga Rio Major me rezultat 0-3. Kjo do të jetë një pilulë e vështirë për t’u gëlltitur. Nga ana tjetër, ne kemi BNE që vërtet dëshmojnë se janë pretendentë të vërtetë dhe se /ata/ ishin ekipi më i mirë sot. Urime atyre. Skena të çmendura këtu në #IEM”.

Komentatori dhe analisti i CS:GO Bleh shkroi: “Shkëlqimi i këtij Majori sapo u shua me FaZe duke shkuar në shtëpi kështu. Ndihem i shfryrë”.

Trajneri si dhe ish-lojtari i ekipit fnatic Devilwalk: “Nuk jam i habitur që faze u eliminua kështu, kjo mund të tingëllojë e çuditshme dhe jo sepse mendon se ata janë të dobët, por nuk janë aq dominues sa ishin me shumë skuadra që ishin nivelet e larta dhe të ulëta, duke përfshirë veten e tyre! Major vërtetë i vështirë për t’u parashikuar”.

Analisti i famshëm si dhe ish-lojtarë i CS:GO PIMP: “Bad News Eagles sapo kanë eliminuar ekipin FaZe nga #IEM Rio Major. Me të vërtetë një nga ngjarjet më të mëdha të ekipeve ‘underdogs’ në historinë e CSGO, sapo është shpalosur. Një ekip pa asnjë organizatë pas tyre, një ekip me mbështetje të kufizuar financiare, sapo eliminoi FaZe-n”.

Gjithashtu reagime ka pasur edhe nga kundërshtari i radhës i ekipit Bad News Eagles, nga ekipi ukrainas Na’Vi: