Site icon Telegrafi

Komuniteti i CS:GO ka zgjedhur të preferuarin – rigoN lojtari me paraqitjen më të mirë nga bNE në PGL Antwerp Major 2022

Arritja historike e Bad News Eagles, ku u futën në mesin e 16 ekipeve më të mira të PGL Antwerp Major, dhuroi emocione të shumta për shikuesit anë e mbanë botës, e si lojtari me paraqitjen më të mirë në rrugëtimin e ekipit shqiptar në turneun Major u votua , Rigon ‘rigoN’ Gashi.

Si rigoN edhe shokët e tij të ekipit, të gjithë patën paraqitje fantastike në PGL Antwerp Major, pasi suksesi në lojën e CS:GO nuk arrihet në mënyrë individuale, por me lojë ekipore.

Ekipi i Bad News Eagles pati përballje me disa nga ekipet më të mira të botës, ku njëra prej tyre ishte edhe ekipi FaZe, të cilët renditen në vendin e parë të ranglistës botërore të CS:GO.

Lojtari më i votuar nga komuniteti i CS:GO në sondazhin e krijuar nga Telegrafi, u shpall Rigon ‘rigoN’ Gashi, ku nga më shumë se 10.000 vota, morri 53 % të tyre.

Këto janë statistikat e rigoN, gjatë turneut më të madh të CS:GO, PGL Antwerp Major:

PGL Antwerp Major ‘Challengers Stage’

176 eliminime, 163 i eliminuar
Vlerësimi nga HLTV: 1.07.

PGL Antwerp Major ‘Legends Stage’

83 eliminime, 87 i eliminuar
Vlerësimi nga HLTV: 0.95.

/Telegrafi/

Exit mobile version