Telegrafi

Komunikimi fantastik i ekipit të CS:GO, Astralis pas rikthimit të device

Së fundmi Nicolai ‘device’ Redtz është rikthyer tek ekipi Astralis, pas një viti sa ishte në kontratë me ekipin NIP.

Astralis dhe device kanë garuar në turneun CCT North Europe, ku u mposhtën nga ekipi HEET në çerekfinale për t’u eliminuar.

Edhe pse nuk arritën që të kenë sukses qysh në fillim, Astralis kanë treguar lojë ekipore mjaft të mirë, madje dy lojtarët e tyre ishin më të vlerësuarit në turne.

BlameF në vendin e parë, dhe device në vendin e dytë ishin dy lojtarët me vlerësimin më të mirë në turneun CCT North Europe.

Astralis sapo ka postuar videon me komunikimin e ekipit gjatë këtij turneu, ku mund të shihet se nuk mungon aspak loja ekipore.

Ekipi danez duket se janë më të motivuar se kurrë për t’u rikthyer si ekipi më i mirë në botë, pasi komunikimi i tyre në lojë është më i mirë se i shumë ekipeve tjera profesionale.

Më poshtë mund ta shihni videon e postuar nga Astralis. /Telegrafi/