Site icon Telegrafi

Komunikata e Portos për Casillasin: Gjendja e tij është stabile, problemi kardiak është zgjidhur

Gjendja e Iker Casillas është konfirmuar si stabile nga klubi i Portos, që ka lëshuar një komunikatë zyrtare pas sulmit në zemër. 

Sot gjatë stërvitjes Casillas ra pa ndjenja pas nuk u ndje mirë për ta dërguar pastaj në spital.

“Iker Casillas pësoi një infarkt akut miokardi gjatë stërvitjes së mëngjesit këtë të mërkurë, në Qendrën e Trajnimit Sportiv të PortoGaia, në Olival”.

“Seanca e punës u ndërpre menjëherë në mënyrë që të mund t’i jepej ndihma portierit të FC Porto, i cili është në këtë moment është në spitalin Porto CUP”.

“Casillas është mirë, i qëndrueshëm dhe problemet e tij kardiake janë zgjidhur”, thuhet në komunikatën e klubit.

Casillas është në vitin e tij të tretë në Porton./Telegrafi/

Exit mobile version