Komuna e Prizrenit ka njoftuar qytetarët se rruga ‘’Saraçët’’, prej Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha”, do të jetë e mbyllur me 11 shkurt 2025, për shkak të punimeve.
Sipas njoftimit në këtë ditë do të largohen kabllot jo funksionale të operatorëve kabllorë, sikurse që do të vendosen edhe ndriçimi, raporton Telegrafi.
“Drejtoria e Shërbimeve Publike njofton qytetarët se të martën, më 11 shkurt 2025, nga ora 09:00 deri në orën 16:00 do të jetë e bllokuar rruga ‘’Saraçët’’, prej Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren. Bllokimi i rrugës do të bëhet për shkak të largimit të kabllove të pa nevojshme të internetit (kabllot që nuk janë funksionale), të cilat po shkaktojnë ngarkesë të tepërt në shtyllat elektrike dhe si pasojë po deformohen, ku, gjithashtu do të vendoset ndriçimi “smart” në këtë rrugë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.
Me këtë rast organet komunale kanë apeluar për mirëkuptim si dhe ndihmën e qytetarëve gjatë intervalit të realizimit të këtyre punimeve. /Telegrafi/