Site icon Telegrafi

Komuna e Zveçanit mban seancë solemne, bën homazhe tek varri i heroit Afrim Bunjaku dhe kulla e Isa Boletinit

Për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Komuna e Zveçanit ka mbajtur sot seancë solemne.

Pas seancës solemne ka pasur program artistik në shkollën e fshatit Boletin, shkruan Telegrafi.

Sipas njoftimit, më pas ka pasur homazhe tek kulla e heroit Isa Boletini dhe tek varri i heroit Afrim Bunjaku.

Bëhet e ditur se më pas janë bërë homazhe edhe tek varrezat e dëshmorëve të familjes Jashari në Prekaz dhe tek varrezat e dëshmorëve në Gllogjan. /Telegrafi/

 

Exit mobile version