Site icon Telegrafi

Komuna e Vushtrrisë hap thirrjen për subvencionimin e prodhimtarisë së qumështit

Komuna e Vushtrrisë

Gjatë ditës së sotme, Komuna e Vushtrrisë ka hapur thirrjen për subvencionimin e prodhimtarisë së qumështit.

Sipas njoftimit, subvencionimi do të bëhet për litër të qumështit të dorëzuar në pikat grumbulluese ose në fabrika të përpunimit të qumështit, shkruan Telegrafi.

“Subvencionimi do të bëhet për litër të qumështit të dorëzuar në pikat grumbulluese ose në fabrika të përpunimit të qumështit në vlerë prej 0.05 cent për liter”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se thirrja do të jetë e hapur deri më 21.02.2025.

“Thirrja është e hapur nga data 03.02.2025 deri më 21.02.2025”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

Thirrja për aplikim
Thirrja për aplikim

Exit mobile version