Komuna e Vushtrrisë ka hapur konkurs për ndarjen e bursave për studentët e Vushtrrisë.
Këto bursa do të ndahen për vitin akademik 2024/2025, shkruan Telegrafi.
“Hapet konkursi për ndarjen e bursave për studentët e Komunës së Vushtrrisë Komuna e Vushtrrisë ka shpallur konkursin për ndarjen e bursave komunale për studentët vushtrrias për vitin akademik 2024/2025”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se afati për aplikim është nga data 18.03.2025 deri më 01.04.2025. /Telegrafi/