Komuna e Vitisë ka filluar procesin e buxhetimit me pjesëmarrje në fshatin Smirë .
Sot përmes një komunikate për media, komuna u ka bërë thirrje të gjithë banorëve që të marrin pjesë dhe të votojnë për projektin që meriton të përfshihet në buxhetin e vitit 2025.
“Në Smirë të Vitisë banorët kanë propozuar dhe përcaktuar një numër të ide-propozimeve që të realizohen nga komuna e Vitisë në kuadër të buxhetimit me pjesëmarrje. Ftojmë banorët e Smirës që të votojnë për projektin që mendojnë që është në interesin më të madh të banorëve”, shkruhet në komunikatë .
Tutje, kërkohet nga banorët që për votim të pajisen me letërnjoftim. /Telegrafi/