Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur një delegacion nga Lidhja e Bizneseve të Kosovës, ku u nënshkrua një memorandum mirëkuptimi që synon të nxisë zhvillimin ekonomik dhe turizmin në këtë komunë.
Sipas këtij dokumenti parashihet të bëhet përkrahja e zhvillimit ekonomik dhe promovimin e prodhimeve vendore në komunën e Vitisë, përmes nismave si “Java e Biznesit Kosovar”, mbështetja e projekteve ekonomike lokale dhe investimeve të huaja, lehtësimi e procedurave administrative për bizneset dhe përmirësimi i klimës së investimeve.
Gjithashtu me të synohet të krijohet një partneritet i qëndrueshëm midis dy institucioneve, duke përfshirë shkëmbimin e ekspertizës, realizimin e projekteve të përbashkëta dhe mbështetjen e sektorit privat në fushat kyçe të zhvillimit ekonomik, turizmit dhe bujqësisë.
Ndryshe, nga ky bashkëpunim pritet të përfitoj sektori privat, turizmi malor dhe prodhuesit vendor. /Telegrafi/