Site icon Telegrafi

Komuna e Vitisë ndihmon 240 familje në nevojë për Vitin e Ri

Komuna e Vitisë në prag të ndërrimit të vitit, ka ndërmarr një aksion humanitar për të ndihmuar 240 familje në nevojë.

Kryetari i Komunë së Vitisë, Sokol Haliti, i cili ka marrë sot pjesë në këtë aksion humanitar, ndër tjerash ka falënderuar të gjithë ata që kontribuuan për t’u dalë në ndihmë familjeve në nevojë.

“ Në epiqendër të organizimit të këtyre aktiviteteve humanitare gjithmonë është mërgata jonë që janë po ata që kanë kontributin më të madh dhe për këtë ju jemi falënderues. Në këtë rast falënderoj familjen e Ramadush Eminit, shoqatën “Vitia” me Xhavit Islamin dhe të tjerë pa dallime të cilët ndihmojnë familjet në nevojë” u shpreh kryetari Haliti.

Ai tha se në veçanti në këtë aksion kontributin kryesor e ka dhënë Emini dhe atë për disa vite radhazi.

Ndërsa shpërndarja e këtyre ndihmave është bërë nga Shoqata Bamirëse Humanitare “ Nënë Tereza”- Viti në krye me Halit Alidemën. /Telegrafi/

Exit mobile version