Site icon Telegrafi

Komuna e Vitisë dhe USAID nënshkruajnë memorandum për transparencë dhe cilësi të shërbimeve publike

Komuna e Vitisë, në bashkëpunim me USAID-in amerikan, ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për përmirësimin e menaxhimit të financave publike dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve publike për qytetarët.

Në njoftimin e komunës, theksohet se ky memorandum reflekton përkushtimin për partneritetin mes komunës dhe USAID-it, duke theksuar rëndësinë e këtij bashkëpunimi.

“Memorandumi ndërmjet Aktivitetit të USAID-it për Integritet të Komunave të Kosovës dhe Komunës së Vitisë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të përpjekjeve për rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe efektivitetit në prokurim për 19 institucione kryesore,” thuhet në njoftim.

Vlen të theksohet se në këtë memorandum janë përfshirë vetëm komunat që kanë treguar performancë të lartë. /Telegrafi/

Exit mobile version