Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtori për Arsim, Kastriot Duraku kanë shpërndarë dhuratat e Vitit të Ri për fëmijët e çerdhes “Nëna Zahide”.
“Kryetari i Komunës, Fadil Nura së bashku me drejtorin për Arsim, Kastriot Duraku, iu kanë shpërndarë sot fëmijëve të çerdhes “Nëna Zahide” dhuratat e Vitit të Ri”, thuhet në njoftim.
Nura dhe Duraku i’u kanë dëshiruar të gjithëve fëmijëve shëndet, dashuri dhe argëtim, shkruan Telegrafi.
“Me këtë rast, kryetari Nura dhe drejtori Duraku, i’u kanë dëshiruar të gjithëve fëmijëve shëndet, dashuri dhe argëtim të pafund, me uratat që viti 2025 të jetë vit i begatë për të gjithë fëmijët dhe qytetarët e komunës së Skenderajt”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/