Me homazhe dhe nderime tek varrezat e dëshmorëve dhe heronjve të kombit në Rahovec u shënua 14- Qershori, Dita e Çlirimit të Komunës së Rahovecit.
Së bashku me kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, për të bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Rahovec ishte dhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, transmeton Telegrafi.
Ndërsa në nderim të kësaj dite kaq të rëndësishme, Latifi së bashku me drejtuesit e degës së OVL-UÇK-së dhe bashkëluftëtarët, shënjuan në hartën historike edhe shtëpinë-bazë te shtëpia e eprorit të lartë të UÇK-së, Bedri Zyberajt në Drenoc, ku gjatë luftës janë bashkërenduar aktivitetet ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndryshe, me 14 qershor të vitit 1999, ndodhi hyrja e brigadës 124 të UÇK-së në Komunën e Rahovecit, që shënon Ditën e Çlirimit të kësaj komune./Telegrafi/