Sot Komuna e Rahovecit në bashkëpunim me kompaninë “Agro Celina” Sh.P.K., kanë nënshkruar kontratë për të mbështetur ata që punojnë tokën dhe prodhojnë me përkushtim.
Në bazë të kësaj kontrate do të bëhet përkrahja e 5 hektarëve të kultivimit të trangujve, 5 hektarëve të kultivimit të specave si dhe për herë të parë do të bëhet përkrahja e 1 hektari të specave nga farërat hibride.
Po ashtu Komuna e Rahovecit, në bashkëpunim me kompaninë “Agro Celina”, do të mbulojë plotësisht: fidanet, plehun akristalor, mulqerimin, sistemin pikë-pikë, ambalazhimin (shportat).
Ky është një hap konkret në mbështetjen e bujqësisë dhe të fermerëve të kësaj komune, ku sipas kryetarit Smajl Latifi, Rahoveci po forcon pozitën e tij si një nga qendrat kryesore të bujqësisë. /Telegrafi/