Komuna e Rahovecit përmes një njoftimi të bërë në faqen e tyre në Facebook, ka njoftuar se kjo Komunë ka nënshkuar një memorandum bashkëpunimi me Forumin Anadrini.
Ky forum përbëhet nga një grup qytetarësh që vijnë nga Komuna e Rahovecit, të cilëwt jetojnë dhe veprojnë në Prishtinë, por që përmes nënshkrimit të këtij memorandumi të bashkëpunimit, këta qytetarë së bashku me Komunën e Rahovecit, do të sjellin projekte konkrete që do të jenë në të mirën e qytetarëve të kësaj komune, si dhe më gjerë.
Tutje në njoftimin e bërë nga Komuna e Rahovecit thuhet se ky partneritet synon të forcojë zhvillimin në ekonomi, në bujqësi, në kulturë dhe në rini. Komuna do të ofrojë mbështetje institucionale, ndërsa FARDI do të kontribuojë me ekspertizë dhe vizion për të mirën e përbashkët. /Telegrafi/