Komuna e Rahovecit, përkatësisht Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, në këtë komunë, ka bërë të ditur se që nga nesër (05.11.2024), do të hapë dyert e shtëpisë për të moshuar e cila do të shërbejë për qëndrim ditor.
Në njoftimin e publikuar nga Komuna e Rahovecit, bëhet e ditur se transporti të moshuarve do të sigurohet nga Komuna e Rahovecit, ku nisja me kombi-busin e transporit do të bëhet nga ora 09:45 nga Stacioni i Autobusëve në Rahovec.
Kurse përveç kësaj, në njoftim thuhet se ndalesat mund të bëhen edhe te vendalimi i autobusëve tek semaforët, si dhe gjatë rrugës për në fshatin Drenoc.
Njoftimi po ashtu bënë të ditur që gjatë qëndrimit ditor, në këtë qendër të moshuarit do të kenë shujtë ditore, dhe aktivitete të ndryshme. /Telegrafi/