Përmes një njoftimi, gjatë ditës së sotme Komuna e Rahovecit ka bërë të ditur që ka vënë në funksion faqen e re zyrtare, në të cilën mund të gjinden të gjitha informacionet rreth Komunës së Rahovecit.
Në njoftimin e bërë nga Komuna e Rahovecit, bëhet e ditur se ueb-faqja e re, e u krijua nga një bashkëpunim i frytshëm mes ASHI-së, Kolegjiumit të IT-ve dhe Kolegjiumit të zyrtarëve për informim, si dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Tutje thuhet se të gjitha informacionet – përfshirë njoftimet, konkurset, publikimet dhe aktivitetet e Komunës së Rahovecit do të publikohen në ueb faqen e re, të cilën mund ta vizitoni përmes këtij linku: