Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të premten është ndërmarrë aksioni për pastrimin e mureve të shtratit të Lumëbardhit.
Në këtë rast punët janë kryer nga punonjësit e KRM “Ekoregjioni”
“Drejtoria e Shërbimeve Publike ka realizuar sot një aksion për pastrimin e shtratit të lumit Lumëbardh në Prizren, me fokus në zonat ku ka qenë më së shumti e domosdoshme, që ka për qëllim përmirësimin e kushteve mjedisore dhe ruajtjen e pastërtisë së lumit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit, raporton Telegrafi.
KRM “Ekoregjioni” përveç shërbimit të mbeturinave në kuadër të veprimtarisë së vet kryen edhe pastrimin, larjen dhe fshirjen e rrugëve, mirëmbajtjen e oazave të gjelbra, mirëmbajtjen e hapësirave publike, etj. /Telegrafi/