Kryetari Shaqir Totaj ka pritur përfaqësuesit e aktivitetit “Integriteti i Komunave të Kosovës” (KMI) të lehtësuar nga USAID në krye me drejtoreshën Afërdita Mekuli, me ç’rast është diskutuar për angazhimet e Komunës së Prizrenit për përmirësime në këtë drejtim.
Sipas njoftimit të Komunës, projekti që ka nisur në vitin 2022, mbështet gjithsejtë nëntë institucione përkatësisht tetë komuna dhe Ministrinë e Shëndetësisë, për ta përmirësuar integritetin dhe efiçiencën e institucioneve, raporton Telegrafi.
Komuna e Prizrenit, sipas njoftimit, ka përfituar asistencë në menaxhimin e financave, prokurim, menaxhim projektesh, kontrata publike dhe auditim.
“Me këtë rast diskutuan për objektivat dhe angazhimin e Komunës së Prizrenit për ta forcuar partneritetin me KMI për procese më të drejta dhe të qëndrueshme”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/