Site icon Telegrafi

Komuna e Prizrenit ndërton Qendër të re të Mjekësisë Familjare në Lagjen e Trimave

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se në Lagjen e Trimave (Tusus) është vënë guri themeltar i Qendrës së re të Mjekësisë Familjare.

Ky investim i Drejtorisë së Shëndetësisë, sipas komunikatës, ka për qëllim përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe ofrimin e mundësive më të mira për kujdesin primar mjekësor të banorëve të kësaj lagjeje dhe zonave përreth, raporton Telegrafi.

“QMF-ja do të ndërtohet me sipërfaqe prej 1.200 metrash katrorë dhe do të ofrojë një gamë të gjerë shërbimesh shëndetësore, duke përfshirë:

–         Kontrollin dhe mbikëqyrjen mjekësore për banorët e zonës,

–         Shërbimin e laboratorit, për analiza dhe diagnostikim më të shpejtë,

–         Departamentin e stomatologjisë, për shërbime dentare cilësore,

–         Kabinetin e radiologjisë dhe rëntgenin, për shërbime diagnostikuese të avancuara,

–         Shërbimet e vaksinimit, për ruajtjen e shëndetit publik dhe parandalimin e sëmundjeve”, thuhet në njoftim.

Në të njëjtën kohë është cekur se me këtë investim, Komuna e Prizrenit po angazhohet për përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për të gjithë qytetarët, duke u mundësuar atyre qasje të lehtë dhe efikase në kujdesin mjekësor, raporton Telegrafi.

Në ceremoninë e përurimit kanë marrë pjesë nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, drejtori i Shëndetësisë, Simir Krasniqi, zyrtarë komunalë, mjekë e infermierë dhe qytetarë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version