Site icon Telegrafi

Komuna e Prishtinës dhe Shoqata e Miqësisë Kosovë-Austri nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Komuna e Prishtinës dhe Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri kanë nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit, përmes së cilës u dakordua që çdo vit, më 26 tetor, në Ditën Kombëtare të Austrisë, në oborrin e Komunës do të valojë flamuri i Austrisë.

Vendosja e flamurit austriak përkrah atij kosovar dhe të Kryeqytetit, është një shenjë e miqësisë dhe lidhjeve të thella mes popujve tanë.

Përmes kësaj nisme simbolike, dëshmojmë respektin dhe lidhjen e qëndrueshme që Prishtina dhe Kosova kanë ndërtuar me Austrinë gjatë viteve. /Telegrafi/

Exit mobile version