Komuna e Pejës ka njoftuar qytetarët e saj se është duke rregulluar një pjesë të varrezave të dëshmorëve dhe veteranëve të cilët kanë rënë për liri gjatë luftës 1999 në Kosovë.
Nga Komuna bëjnë ditur se janë duke vazhduar punimet edhe në rregullimin e lapidarëve në varrezat e qytetit të Pejës, nëpërmjet një postimi në Facebook, të cilën e kanë pasqyruar edhe me disa fotografi.
“Rregullimi i varrezave të dëshmorëve dhe veteranëve. Janë duke vazhduar punimet në rregullimin e lapidarit, varrezave të dëshmorëve dhe veteranëve në varrezat e qytetit në Pejë”, ka shkruar komuna.
I pranishëm gjatë rregullimit të këtyre varrezave ishte edhe kryetari i kësaj komune Gazmend Muhaxheri, i cili e ka parë nga afër ecurinë e këtyre punimeve. /Telegrafi/