Site icon Telegrafi

Komuna e Pejës miraton buxhetin afro 40 milionë euro për vitet 2025-2027

Në mbledhjen e rregullt të Asamblesë së Kuvendit të Komunës së Pejës, është miratuar buxheti në vlerë prej 39 milion e 842 mijë euro për periudhën 2025-2027 me shumicën e dy të tretave të votave.

Me 20 vota pro, 11 kundër, një të përmbajtur dhe një anëtar që nuk mori pjesë, u aprovua buxheti

Buxheti do të shpërndahet në pesë kategori kryesore si në paga dhe mëditje me 18,808,949 euro, mallra dhe shërbime 5,297,000 euro, subvencione 1,200,000 euro, investimet kapitale 13,481,658 euro, shpenzime komunale 1,054,775 euro.

Diskutimi i këtij projekt-buxheti ka shkaktuar debate të ashpra ndërmjet kryetarit të komunës, Gazmend Muhaxheri dhe asamblistëve të opozitës.

Exit mobile version