Site icon Telegrafi

Komuna e Obiliqit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me “IADK” për zhvillimin e bujqësisë

Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi së bashku me drejtorin e Drejtorin e DBZHR-së, Bejtullah Mjekiqi kanë pritur në takim përfaqësuesin e “IADK” Zenel Bunjaku .

Në takim u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi me përfaqësuesin e “IADK”, Zenel Bunjaku, me synimin për të forcuar bashkëpunimin dhe për të mbështetur zhvillimin e projekteve bujqësore gjatë vitit 2025.

“Ky projekt ka për qëllim fuqizimin e komuniteteve rurale përmes avancimit të bujqësisë dhe është mbështetur financiarisht nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), e përfaqësuar nga Ambasada Suedeze në Kosovë”, bëhet e ditur në njoftim.

Në kuadër të marrëveshjes, përfituesit e grantave do të kenë mundësi të ndjekin trajnime dhe të marrin këshilla profesionale për përmirësimin e praktikave bujqësore.

Ky është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale dhe për forcimin e kapaciteteve të fermerëve në Komunën e Obiliqit./Telegrafi/

 

Exit mobile version