Site icon Telegrafi

Komuna e Obiliqit me disa aktivitete për ditën ndërkombëtare të gruas

Me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Komunën e Obiliqit u organizua një aktivitet për të shprehur mirënjohjen ndaj gruas. Ky aktivitet, me temën “Pema e Mirënjohjes”, u zhvillua me qëllim vlerësimin dhe nderimin e rolit të gruas në shoqëri.

Aktiviteti u organizua nga Ganimete Aliu, Udhëheqëse e Njësisë për Antidiskriminim dhe Barazi Gjinore, me pjesëmarrjen e Kryesueses së Kuvendit, Drejtoreshës së Financave, Drejtoreshës së Gjimnazit “17 Shkurti” përfaqësueseve nga Stacioni Policor në Obiliq, përfaqësues nga shoqëria civile, nxënëseve të Gjimnazit “17 Shkurti” dhe zyrtarëve komunalë.

Ky aktivitet u realizua përmes artit nga nxënëset e Gjimnazit “17 Shkurti”, të cilat punuan me përkushtim për të krijuar një pemë simbolike, e zbukuruar me mesazhe të bukura dhe të ndjera kushtuar nënës.

Ishte një mënyrë kreative dhe emocionuese për të shprehur dashurinë dhe respektin për gratë dhe nënat, duke përcjellë mesazhe pozitive dhe frymëzuese për rolin e tyre të pazëvendësueshëm në shoqëri.

Ky aktivitet u mbështet nga OSBE-ja dhe u realizua në bashkëpunim me nxënësit e Gjimnazit “17 Shkurti”. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version