Telegrafi

Komuna e Obiliqit bën hapjen e Javës Rinore, synohet promovimi i jetës së shëndetëshme

Gjatë ditës së martë, U.d. Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Obiliq, Fitore Hashani, ka hapur zyrtarisht Javën Rinore 2024.

Kjo ngjarje do të zgjasë për disa ditë dhe do të shoqërohet me një sërë aktivitetesh rekreative, edukative dhe sportive, duke përfshirë të gjitha grupmoshat rinore, transmeton Telegrafi.

Sipas një njoftimi të bërë nga komuna e Obiliqit, ky aktivitet synon të promovojë stilin e jetës së shëndetëshme shëndetshëm përmes përdorimit të biçikletave.

“Sot, në kuadër të kësaj jave, në bashkëpunim me Qendrën Rinore në Obiliq dhe Stacionin Policor në Obiliq, u organizua aktiviteti “Një pedale më shumë, më afër shëndetit.” Ky aktivitet i dedikuar për të rinjtë, kishte për qëllim të promovonte një stil jetese të shëndetshëm përmes përdorimit të biçikletave, duke rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e lëvizjes fizike dhe shëndetit të mirë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, kjo javë synon të promovojë rëndësinë e aktivizmit rinor, mirëqenien fizike dhe bashkëpunimin ndërinstitucional. /Telegrafi/