Site icon Telegrafi

Komuna e Mitrovicës Veriore thirrje qytetarëve të mos i braktisin qentë

Komuna e Mitrovicës Veriore

Komuna e Mitrovicës Veriore i’u ka bërë thirrje qytetarëve të mos i braktisin qentë.

Sipas njoftimit, synimi i kësaj komune është që një ditë të jetojmë pa qen të braktisur në rrugë, shkruan Telegrafi.

“Synimi i Komunës sonë është që një ditë të jetojmë pa qen të braktisur në rrugë. Prandaj kërkojmë mendjemprehtësinë dhe ndihmën tuaj në këtë çështje”, thuhet në njoftim.
Komuna ka kërkuar nga qytetarët që t’i sterilizojnë qentë e tyre dhe nëse nuk kanëtë ardhura ose keni të ardhura shumë të ulëta, t’i përdorni falas shërbimet e Klinikes Veterinare “Mitro Vet”.

Tutje nga qytetarët është kërkuar që nëse shohin njerëz nga rajonet tjera duke hedhur qen në Mitrovicën Veriore, t’i shkruajnë targat e veturës dhe të lajmërohen në Policinë e Kosovës.

“Ju lutemi mbani qentë tuaj në mënyrë korrekte dhe respektoni dëshirat tona për një të ardhme pa qen endacakë”, thuhet tutje në njoftim.

Bëhet e ditur se Komuna është duke trajtuar 500 qen endacak në territorin e Komunës së Mitrovicës Veriore së bashku me fondacionin zviceran “StrayCoCo”. /Telegrafi/

Exit mobile version